Sulme me raketa në Ukrainë, humbin jetën dy persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

27/06/2023 22:46

Të paktën dy persona kanë mbetur viktima të sulmeve me raketa në Ukrainë, ndërsa 22 të tjerë mbetën të plagosur.

Vendi më i prekur është një restorant në qendër të Kramatorsk në Ukrainën lindore, aty ku raketat shkatërruan gjithçka.

Ukrainasit që ndodheshin aty mbetën të tmerruar nga shpërthimet e fuqishme.

Ekipet e shpëtimit së bashku me dëshmitarët okularë nisën të ndihmonin personat e lënduar.

Disa njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ende nuk dihet një numër i saktë.

Kramatorsk, dikur një qytet me 150,000 banorë, është qyteti i fundit i madh nën kontrollin e Ukrainës në lindje të vendit. Ai shtrihet rreth 30 kilometra nga vija e frontit.

 

Top Channel