Support healthy liver concept design banner .

Hulumtimet nga Universiteti i Oregonit sugjerojnë se disa përbërës që rrjedhin nga bima HOPS, të cilat janë përdorur në prodhimin e birrës që nga kohërat e lashta, mund të parandalojnë grumbullimin e rrezikshëm të yndyrës në mëlçi të njohur si steatoza hepatike.

Kjo bimë ndër të tjera ka veti të dobishme dhe është përdorur në kohërat antike si bimë medicinale për efektin e saj qetësues dhe antispasmodik.

Gjetjet, të publikuara në eLife, janë të rëndësishme sepse kjo gjendje prek gati një të katërtën e popullsisë në Evropë dhe Amerikë. Një nga shkaktarët kryesorë të problemeve me mëlçinë është konsumimi i alkoolit, por edhe njerëz që janë përdorues të alkoolit mund të preken nga këto probleme dhe njihet si sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike(NAFLD).

Rezistenca ndaj insulinës, hormoni që ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak, është një faktor rreziku për NAFLD, siç është edhe obeziteti, një dietë me yndyrë të lartë dhe nivele të larta të lipideve në gjak. Mëlçia ndihmon trupin të përpunojë lëndët ushqyese dhe gjithashtu vepron si një filtër për sistemin e qarkullimit të gjakut, kështu që një tepricë e yndyrës në këtë organ mund të çojë në inflamacion dhe dështim të mëlçisë.

Në një studim tek kafshët studiuesit e udhëhequr nga Adrian Gombart treguan se komponimet xanthohumol (XN) dhe tetrahydroxanthohumol (TXN) të prodhuara nga HOPS mund të zvogëlojnë akumulimin e yndyrës në mëlçi.

Në studim, 60 minj u ndanë rastësisht në pesë grupe me mdieta të ndryushme: dieta me pak dhe shumë yndyrë, dietë me yndyrë të lartë me plotësim XN, dietë me yndyrë të lartë me më shumë shtesa XN dhe dietë me yndyrë të lartë me TXN.

Shkencëtarët zbuluan se TXN ndihmoi në kontrollin e shtimit në peshë të lidhur me një dietë me yndyrë të lartë dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, faktorë që janë të përfshirë po aq në parandalimin e akumulimit të yndyrës në mëlçi.

“Ne treguam se TXN ishte shumë efektiv në shtypjen e zhvillimit dhe përparimit të steatozës hepatike të shkaktuar nga dieta. Madje doli të jetë më efektiv se XN, ndoshta sepse nivele dukshëm më të larta të tij mund të grumbullohen në mëlçi. Dhe XN, megjithatë, në doza më të larta mund të ngadalësojë njësoj përparimin e sëmundjes”, pohon profesori i biokimisë dhe biofizikës, Dr. Gombart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA