Mamaja kritikohet si ‘mendjemadhe’ kur kërkon $20 nga të ftuarit në ditëlindjen e të bijës (fotot)

27/06/2023 17:10

Një nënë britanike është quajtur mendjemadhe nga mediat pasi ka kërkuar një pagesë prej 17 paundë nga të ftuarit në ditëlindjen e bijës së saj katër-vjecare.

Në një përgjigje online ajo tha se ka paguar $543 për të marrë me qera trampolinën për festën e fëmijëve, ndërsa në postimin e saj shtonte: “Mendoni se po tregohem lakmitare? Ditëlindja e vajzës time katër-vjeçare është në fundjavë dhe po bëhet në një park me trampolinë. Unë po paguaj $543 për festën me 20 persona.

“Prandaj i kam kërkuar njerëzve që vijnë të japin një kontribut të vogël. Nëse për $22 për çdo fëmijë prindërit mërziten ata mund të mos vijonë. Përse duhet të paguaj unë gjithçka për ditëlindjen e fëmijës që ishte planifikuar prej muajsh?”

Publiku online reagonte i habitur me propozimin e nënës. Një përdorues në rrjet tha se do të ndjehej i turpëruar nëse i kërkonte të tjerëve të paguanin për të ardhur në festën e ditëlindjes së fëmijës.

Një tjetër sugjeronte: “Nëse është shumë e shtrenjtë për ju të paguani për festën në parkun me trampolinë atë herë mos e bëj në parkun me trampolinë.”

Të tjerë thonin se mund të merrnin kërkesën në konsideratë në rrethana të caktuara.

“Por besoj se ky personi këtu nuk ka bërë komunikimin e duhur me të ftuarit dhe nëna thjesht e ka marrë me mend se të gjithë do të paguanin pa problem.”

FOTO GALERI
2/3
Në një përgjigje online ajo tha se ka paguar $543 për të marrë me qera trampolinën për festën e fëmijëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA