Kishin ndërtuar pa leje, në plazhet e Jonufrit dhe Borshit, procedohen penalisht 4 shtetas

27/06/2023 16:04

Ndërtimet pa leje janë një problem që vazhdon sidomos në vijën bregdetare. Ndaj Policia e Shtetit herë pas here ndërmerr aksione dhe ushtron kontroll në gjithë vijën bregdetare.

Si rezultat i këtyre kontrolleve dhe i verifikimeve në zonat urbane dhe në ato bregdetare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore shërbimet e komisariateve të Policisë Vlorë dhe Himarë kanë goditur 4 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë.

Me referimin e materialeve të mbledhura në rrugë operative në Prokurori, nisi dhe procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm, për shtetasit: G. A., S. M. dhe K. M., pasi në plazhin e Jonufrit, kishin ndërtuar tenda metalike, pa lejen e organeve kompetente dhe Xh. Gj., 28 vjeç, pasi në plazhin e Borshit, kishte vënë një mol plastik në ujë, pa lejen e organeve kompetente.

Top Channel