E mbyllur gjithë jetën në kafaz, emocionuese kur shimpanzeja 29-vjeçare shikon qiellin për herë të parë

27/06/2023 11:47

Një shimpanze e quajtur Vanilla ka përjetuar gëzimin më të madh, në momentin kur pa qiellin për herë të parë, pasi qëndronte e mbyllur në kafaz gjatë gjithë jetës së saj.

Deri në moshën dyvjeçare ajo jetoi në një laborator eksperimental në New York, më pas ajo qëndroi në një strehë në Kaliforni derisa u zhvendos në shenjtëroren e hapur të “Save the Chimps” në Fort Pierce, Florida.

Momenti kur Vanilla pa qiellin e hapur me shumë gëzim, u filmua dhe po bën xhiron e rrjetit. Kjo ishte  hera e parë që shimpanzeja 29-vjeçare ishte jashtë një kafazi ose rrethimi 5 metra. Vanilla u përshëndet me një shimpanze tjetër mashkull alfa Dwight, duke e mirëpritur në shtëpinë e saj të re, ku do të jetojë me 18 shimpanze të tjera.

Videoja është filmuar nga primatologu i Save the Chimps Dr Andreë Halloran, i cili  tha për New York Post: Në Kaliforni, Vanilla jetonte me disa shimpanze të tjera brenda një kafazi me gardh me zinxhir, pa bar.

Halloran tha se Vanilla, e cila përshkruhet nga Save the Chimps si e pavarur, kurioze dhe inteligjente, kur nuk është duke eksploruar ishullin e saj të ri me shimpanzetë e tjera, ajo ulet në në një lartësi ku i mundëson pamje nga bota e saj e re.

Ajo shkon mirë me 18 shimpanzetë në ishullin e saj, shtoi Halloran dhe tha se Vanilla gëzonte një marrëdhënie të veçantë me mashkullin alfa Dwight, të cilit ndonjëherë i vjedh ushqimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA