Lirohen tre policët shqiptarë/ Kryeministrat Rama dhe Orban bindën Presidentin Vuçiç

26/06/2023 10:15

Serbia duket është dorëzuar përballë presionit të komunitetit ndërkombëtar: Gjykata e Kralevësnë, përpara së cilës dolën tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor, ka vendosur lirimin e tyre.

Si Prishtina zyrtare, ashtu edhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin insistuar vazhdimisht që autoritetet serbe t`i linin të lirë Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin.

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, pohoi në Facebook se tre policët ishin paraqitur mëngjesin e sotëm përpara gjykatës. Ayure u ishte caktuar në 16 qershor masa e paraburgimit, por nuk dihej kohëzgjatja.

Arrestimi i tre policëve shkaktoi reagimin e ashpër të Prishtines, që vazhdoi të insisonte se efekitvët e kufirit ishin rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Beograd inga ana tjetër deklaronte se ishin kapur në tokën serbe. Autoritetet serbe pretendonin se dyshoheshin për veprat penale te prodhimit, zotërimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, që bartin në vetvete dënimin me deri në 12 vjet heqje lirie.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht kishte këmbëngulur në lirimin e tyre pa kushte. Thirrje të ngjashme drejtoi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e cilësoi mbajtjen e tyre në paraburgim si “mbajtje peng” dhe e kritikoi qëndrimin që ka mbajtur Serbia.

Ky përbën padyshim një hap domethenes drejt shtensionimit të situatës në veri, e cila i ka shqetësuar ndërkombëtarët deri në pikën që vetë i dërguari i SHBS-së për Ballkanin perëndimor të pohonte pak ditë më parë se tensionet ne veriun e Kosovës e kanë potencialin të shndërrohen në konflikt rajonal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA