Pak nga pak po mblidhen të gjithë copëzat e këtij mozaiku që mban titullin “Në kuadër të dashurisë”. Teksa jemi njohur me një pjesë të mirë të aktorëve kryesorë që do të jenë pjesë e këtij filmi, tani është momenti që të njihemi me personat që fshihen pas gjithë këtij prodhimi.
Ashtu siç e keni mësuar dhe më herët, ky është një film me regji dhe skenar nga Koloreto Cukali. Producentët janë Ledion Liço dhe Olsi Abazi, dy emra mjaft të njohur për punët e tyre shumë të suksesshme në ekran. Eurilda Dhame vjen si producente ekzekutive, pas pozicionit të saj në prodhime të mëdha “Dancing With The Stars” dhe “Big Brother VIP”. Ndër emra të tjera përmendim Kelmend Karuni, Amela Çaçi, Eva Marku, Anxhela Baxhija, Lorena Basha, Brunilda Gorovelli, Emiljano Jupa, Arlind Lera.
Sa i përket departamentit të xhirimit, kujdesen Rezart Gurashi, Klajdi Xifaj dhe Arlind Kola. Departamenti i audios dhe fonisë mbulohet nga Luan Allaraj dhe Ilir Xheladini. Post produksioni i është besuar Blerina Muharremit.
Në departamentin e elektikës është Alerd Karameti dhe Gjergj Mbroja. Për përkujdesjen e kastit me paraqitjen e tyre, si flokët dhe make-up, kujdesen Jonida Bumbli dhe Rumbjana Hyseni. Desantila Lika dhe Altin Lala kujdesen për gardërobën dhe veshjet e kastit. Ndër persona të tjerë në këtë prodhim gjigant përmendim Luan Shkodra, Stivi Rrapo dhe Blendis Qose. Mbrapa këtij filmi është makinera e prodhimit më e fortë dhe energjike që ka Shqipëria, që është Top Channel.
Top Channel