Sherri në një servis degjeneron në përplasje me armë! Një i plagosur në Tropojë, në kërkim autori

26/06/2023 20:23
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Tropojë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se një konflikt çasti mes dy personave ka degraduar në përplasje me armë. Një person ka qëlluar, duke lënë të plagosur me armë zjarri në këmbë një person tjetër.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të incidentit. Sakaq, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit.

Top Channel