“Pushime on Top” është kthyer në traditë në Top Channel, që shoqëron shikuesit gjatë sezonit veror.
Nis sot ky program i dashur për teleshikuesit, që pritet të shoqërohet me ndryshime, duke nisur nga moderatorët.
Në moderimin e këtij emisioni pritet të jenë dy emra të njohur, si Eni Shehu dhe Lei Kraja dhe programi do të zgjasë nga 26 qershori deri më 26 gusht.
Eni Shehu, moderator, autor dhe producent i këtij emisioni ka bërë me dije se sezoni do të jetë i ndarë me javë dhe transmetimi do të zhvillohet kryesisht në jug.
Të ftuar do të jenë figura mjaft të njohura të show bizz, ndër to Capital T, Fjodora Fjora e Iva Tiço.
Eni Sheu: Sezoni i verës do të jetë i ndarë me javë. Çdo javë, nga një stacion i ri kryesisht në jug nga ku do të mbahet transmetimi. Reportazhet janë kudo nëpër Shqipëri ku pushohet, ka aktivitete, aventurë, personazhe. Javën e parë jemi stacionuar në Ksamil në një vend që zbulohet për herë të parë ekskluzivisht në TV (Kepi i Skalës). Sa i takon të ftuarve, ekskluzivisht vëllezërit Balla rrëfejnë aventurën në America’s Got Talent. Capital T, Fjodora Fjora, Iva Tiço e shumë të tjerë ka dhe vende që prezantohen për herë të parë në TV, projekte turistike që janë hapur rishtas dhe ne jemi të parët për t’i promovuar.
Top Channel