Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se është e paqartë akuza vetëm për armëmbajtje pa leje e tre policëve të Kosovës, kur ata ishin në detyrë.

Kjo ka ndodhur, sepse ata nuk i njohin kufijtë e Kosoavës, tha eksperti, duke e konsideruar një situatë shumë qesharake.

Një prej prapaskenave të tjera është edhe përfshirja e Kobrave pas rrëmbimit të tre policëve.

Karamuco tha se mes tyre është diskutuar se përse u përfshi kjo njësi speciale në këtë histori, kur këtë mund ta bënin forcat e xhandarmërisë së zakonshme.

Karamuço: Ishte e paqartë akuza vetëm për armëmbajtje pa leje, se ata nuk thonë dot kalim të paligjshëm të kufirit se ata nuk i njohin kufijtë e Kosovës. Ka pasur edhe kjo një prapaskenë të caktuar dhe domethënëse për nacionalizmat apo idetë që ato kanë. Aty u identifikua diçka që ne e thamë atë ditë, që ishin Kobrat, ata janë rreth 100 veta në të gjithë Serbinë dhe janë për operacione shumë speciale, sidomos për mbrojtjen e personaliteteve. Janë njësi speciale e gardës siç e kemi edhe ne, por janë vetëm për këtë. Ata nisën të thonë me njëri tjetrin që pse u ndërmor kjo nga Kobra, pse të njolloset Kobra me të tilla histori, kur atë mund ta bënte shumë mirë forcat e xhandarmërisë së zakonshme që kanë në veri të Kosovës. Të gjithë kanë pasur rol, edhe kryeministri shqiptar, patjetër. Është një rrëmbim brenda vendit për armëmbajtje pa leje. Po si mund t’i thuash ti një polici kufitar të Kosovës që ke armëmbajtje pa leje, kjo ishte shumë qesharake.

Top Channel