Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi duket se po jetojnë periudhën më të lumtur të jetës së tyre.
Çifti i famshëm që kaloi 40 dallgë për shkak të tradhtisë së futbollistit zbuloi gjininë e foshnjës që janë në pritje.
Në videon e postuar nga partneri i Neymar, shohim që dyshja shkëmbejnë varëse të shtrenjta me foton e njëri-tjetrit. Bruna Biancardi më pas loton dhe përkëdhel barkun e saj, ndërsa Neymar e puth me butësi. Në fund, djali 12-vjeçar i futbollistit, Davi Lucca – të cilin ai e ka me Carolina Dantas – i bashkohet dhe shtyp një buton që nxjerr shirita rozë dhe tym, duke zbuluar se anëtari i ri i familjes do të jetë një vajzë.
View this post on Instagram
“Ne e kemi pritur me padurim këtë moment… Mezi presim të të takojmë personalisht! Ti je dhurata jonë më e madhe!” , ka shkruar Biancardi në mbishkrimin që shoqëron videon.
Pak ditë më parë ajo postoi foto nga qëndrimi i saj në Mykonos. Ylli brazilian e tradhtoi këtë herë me blogeren Fernanda Campos. Ai u kujdes që t’i kërkonte falje publike asaj.
Top Channel