Arrihet marrëveshja me mbrojtësin gjerman, Interi kompleton prapavijën

25/06/2023 08:13

Ditë mjaft të rëndësishme në merkato për Interin, që duket se po nxiton për të kompletuar organikën para 8 korrikut, kur pritet të nisin edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Kështu zikaltrit kanë arritur akordin me sulmuesin francez Marcus Thuram dhe mbrojtësin spanjoll Cesar Azpilicusta, të cilët pritet të prezantohen edhe zyrtarisht te Interi.

Ndërkohë, Marotta dhe Ausilio kanë “në xhep” edhe mbrojtësin gjerman Yann Bisseck, i cili është duke luajtur Europianin U21 me Gjermaninë. Zikaltrit kanë arritur akordin me Bisseck dhe do të paguajnë klauzolën prej 7 mln eurosh në arkat e Aaraut.

Me Bisseck e Azpilicuetën, por edhe De Vrij, Bastonin e Acerbin, prapavija zikaltër duket e kompletuar, ndërsa në mesfushë objektivi i madh është Davide Frattesi. Me mesfushorin është arritur marrëveshja dhe palët presin shitjen e Brozoviç për të kompletuar transferimin e Frattesit nën urdhrat e Inzaghit.

Sa i përket sulmit, të sigurt për sezonin e ri janë Lautaro e Thuram, teksa do të provohet edhe rikthimi i Lukakut, për të kompletuar repartin./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA