Efektet antioksidante të hibiskusit mund të kontrollojnë peshën dhe të ndihmojnë në luftimin e mbipeshës, sipas një studimi të ri.

Hibiskusi (Hibiscus sabdariffa) është një bimë qw besohet ta ketë origjinën në Afrikë.

Hibiskusi shpesh përdoret për të bërë çajra bimore (të njohura edhe si “infuzione” ose “çajra lulebliri”).

Dy përbërës të bimës Hibiscus Sabdariffa u vunë nën mikroskop nga studiuesit për të hetuar efektivitetin e tyre në pengimin e formimit të qelizave yndyrore: përbërësit antioksidues (ekstraktet fenolike) dhe acidi organik (acidi hidroksicitrik).

Qelizat yndyrore konsiderohen jetike për rregullimin e energjisë dhe niveleve të sheqerit në trup. Megjithatë, kur marrja e energjisë tejkalon shpenzimet ditore, mund të bwjw që qelizat dhjamore të rriten në madhësi dhe numër, duke shkaktuar obezitet.

Qelizat burimore njerëzore të testuara u trajtuan veçmas me ekstrakte fenolike dhe acid hidroksicitrik përpara se të shndërroheshin në adipocite. Siç zbuloi studimi, megjithëse qelizat e trajtuara me acid hidroksicitrik nuk treguan asnjë ndryshim në përmbajtjen e yndyrës së dhjamit, qelizat e trajtuara me ekstrakte fenolike kishin 95% më pak yndyrë në krahasim me qelizat e kontrollit.

“Ekstraktet fenolike të hibiskusit mund të ndihmojnë në krijimin e një produkti ushqimor të shëndetshëm që është efektiv në parandalimin e formimit të qelizave yndyrore, por edhe në anashkalimin e efekteve të këqija anësore të disa ilaçeve”, thekson Profesor Dr. Benu Adhikari, nga Qendra e Universitetit RMIT për Kërkimin dhe Inovacionin Ushqimor.

Polifenolet gjenden në burime të ndryshme ushqimore si perimet dhe frutat. Kur konsumohen, antioksidantët largojnë oksidimin që formohet në trupin tonë, i cili mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes dhe parandalimin e sëmundjeve.

Nga hulumtimi, u arrit në përfundimin se polifenolet e hibiscusit shfaqnin veti të ngjashme frenuese të enzimave tretëse me disa ilaçe për menaxhimin e obezitetit.

Më konkretisht, polifenolet pengojnë enzimën tretëse të quajtur lipazë. Kjo enzimë ndihmon në zbërthimin e yndyrës në pjesë më të vogla në mënyrë që ato të absorbohen nga trupi përmes zorrëve. Yndyrnat e tepërta shndërrohen në qeliza yndyrore.

Duke frenuar enzimën lipazë, yndyra nuk mund të përthithet dhe kështu kalon nëpër zorrën e trashë si mbetje.

“Për shkak se këto komponime polifenolike janë me origjinë bimore, është e mundur që të ketë më pak ose aspak efekte anësore”, tha Dr. Manisha Singh hulumtues kryesor dhe kandidat për doktoraturë në Universitetin RMIT.

Ekipi hulumtues planifikon të pasurojë produktet ushqimore të shëndetshme me ekstrakte fenolike në të ardhmen. Siç thonë ata, për shkak të formës së tyre sferike, ato mund të përdoren për të bërë një pije freskuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA