Ndalon avancimi i trupave Wagner/ Arrihet marrëveshja Prigozhin-Putin, ndërhyn Lukashenko

24/06/2023 19:42

Udhëheqësi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka dhënë urdhrin që të ndalohet avancimi i trupave të tij që po përparonin drejt kryeqytetit rus.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Prigozhin, ndërsa ky i fundit ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”, sipas Rossiya 24.

“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagner në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionin”, tha Rossiya 24, duke cituar shërbimin për shtyp të Lukashenkos.

Ai tha gjithashtu se ishte “e mundur për të gjetur një variant të pranueshëm të de-përshkallëzimit të situatës me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner PMC”.

Rossiya 24 tha se biseda ishte rënë dakord me Putinin.

“Ata donin të shpërndanin kompaninë ushtarake Wagner. Ne u nisëm në një marshim drejtësie më 23 qershor. Në 24 orë, arritëm në 200 km larg Moskës. Në këtë kohë ne nuk derdhëm asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Duke kuptuar përgjegjësinë [për mundësinë] që gjaku rus do të derdhet në njërën anë, ne po i kthejmë kolonat tona dhe po kthehemi në kampet fushore siç ishte planifikuar”, tha shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA