Donald Trump thotë se Joe Biden ‘merr urdhrat nga Kina’ për krizën në Rusi, sulmon ashpër presidentin e të birin e skandaleve Hunter (fotot)

24/06/2023 21:42
Biden u pa sot duke marrë helikopterin presidencial Marine One për të udhëtuar drejt Camp David me të birin e tij të skandaleve Hunter

Donald Trump ka folur sot pa frena duke dënuar presidentin Joe Biden pas krizës ruse të grupit mercenar Wagner, duke thënë se po bën gjithçka në përfitim të Kinës dhe regjimit komunist të presidentit Xi Jinping.

Në një postim në rrjetin e tij ‘Truth Social’, Trump tha sot, pa ofruar prova, se  ‘Biden do të thotë për Rusinë çfarëdo që presidenti kinez Xi do ta urdhërojë që të thotë.’

Trump, kandidati kryesor republikan për zgjedhjet e 2024 sugjeroi më tej se rebelimi armatosur në Rusi është një mundësi e artë për avancimin e mëtejshëm të Kinës komuniste, ndoshta dhe në territorin rus.

“Kjo është një mundësi e pamendueshme për Kinën, shumë më e mirë sesa Taivani, për të cilën presidenti Xi, nuk mund të presë!’ shkruante Trump, duke iu referuar liderit kinez dhe zotimit të tij për t’u bashkuar me ishullin.

Në fakt qeveria kineze ende nuk ka komentuar për krizën në Rusi, teksa ashtu si dhe mediat ruse, dhe ato kineze kanë ofruar vetëm mbulim të përgjithshëm mbi zhvillimet, duke iu referuar vetëm zyrtarëve të Kremlinit.

Ndërkohë Biden u pa sot duke marrë helikopterin presidencial Marine One për të udhëtuar drejt Camp David me të birin e tij të skandaleve Hunter, i cili kësaj jave pranoi akuzat e evazionit fiskal dhe të armëmbajtjes, në vijim të zbulimeve nga laptopi i tij i humbur, i mbushur me materiale seksuale dhe të dhëna kompromentuese.

FOTO GALERI
2/5
“Kjo është një mundësi e pamendueshme për Kinën, shumë më e mirë sesa Taivani, për të cilën presidenti Xi, nuk mund të presë!' shkruante Trump

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA