U kap duke vaditur bimët kanabis në një parcelë në Dibër, arrestohet 62-vjeçari
23/06/2023 08:46
Një 62-vjeçar nga fshati Selishtë në Dibër është arrestuar si i dyshuar për mbjelljen e bimëve kanabis.
Ai u kap duke vaditur në parcelën që kishte kultivuar kanabis, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë.
Policia në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, ka asgjësuar me anë të djegies 233 bimë kabis.
Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni janë asgjësuar 519 bimë kanabis në territorin e bashkisë Mat, ku u vu në pranga 1 shtetas e u shpall në kërkim 1 tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel