Të mbash një kuzhinë të pastër duket si një punë me kohë të plotë, dhimbje koke dhe një stërvitje e mirë.

Kjo e fundit duket se është vërtet e vërtetë, sipas një studimi të ri.

Në të vërtetë, një kompani private e shërbimit të pastrimit mati kaloritë e djegura nga 10 punonjës të saj gjatë pastrimit të pesë shtëpive dhe më pas analizoi përqindjen e kalorive që humbën duke pastruar secilën dhomë. Sigurisht, çdo person djeg kalori ndryshe dhe ka qëllime të ndryshme personale, por ata gjetën një gjë të përbashkët: pastruesit shpenzonin më shumë kohë duke pastruar, pavarësisht nga dhomat në çdo shtëpi.

Konkretisht, duket se kanë humbur mesatarisht 276 kalori vetëm duke pastruar kuzhinën.

Kështu që lajmi është i mirë. Herën tjetër që nuk do të keni dëshirë të pastroni kuzhinën tuaj, mendoni për një ushtrim të mirë fizik, në mënyrë që të keni një nxitje shtesë për ta bërë atë: kaloritë që do të humbisni pa e kuptuar fare!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA