Shërbimet e emergjencës në Qipro kanë realizuar shpëtimin e 45 emigrantëve nga Siria në barka të papërshtatshme për lundrim, pas marrjes së informacioneve se ndodheshin në vështirësi pranë kepit Greco në juglindje të ishullit.
Grupet e shpëtimit të vendit mesdhetar thanë se kishin nxjerrë në breg 29 burra, pesë gra e 11 fëmijë që kishin humbur kontrollin e barkave të tyre mbrëmjen e të enjtes.
Policia tha se refugjatët ishin në gjendje të mirë shëndetsore dhe u transferuan në qendrën e pritjes së emigratëve në periferi të kryeqytetit Nicosia.
Dy persona me moshë 20 e 18vjec, u arrestuan si trafikantët e dyshuar qe drejtonin barkat, dhe pritej të dilnin në gjyq sot.
Qipro është vend anëtar i BE dhe llogaritet si në vijën e parë të mbërritje të emigracionit ilegal nga Lindja e Mesme.
Prej vitit të kaluar numri emigrantëve që mbërrijnë në Qipro është rritur ndjeshëm.
Në incidentin e djeshëm, 18 emigrantë lundronin me një barkë të thjeshtë drunjtë 27 në një gomone.
Zyrtarët thanë se ata ishin nisur nga porti sirian i Tartus.
Top Channel