Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë sfidës për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.
Prej rreth 27 orësh në det të hapur, Eva Buzo mësohet se ka probleme në të folur, madje nuk mund të flasë pasi gjuha i është enjtur nga kripa e tepërt në pjesën e gojës.
Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.
Ideja për të ndërmarrë këtë iniciativë Eva e ka patur gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.
Rrugëtimit me not që pritet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva po ndiqet nga 2 trajnerë që hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë ndjek atë gjatë gjithë rrugëtimit për asistencë logjistike.
Top Channel