Moderatorja Erjona Rusi: I them vajzës mos rri kurrë e vetme me dikë, qoftë familjar

23/06/2023 22:13

Moderatorja Eriona Rusi, e ftuar në “Më Lër të Flas”, duke treguar se çfarë këshillash i jep ajo vajzës së saj 14-vjeçare, tha se një ndër to është që kurrë të mos rrijë vetëm me dikë qoftë edhe familjar.

“Unë i kam thënë kurrë mos prano të futesh të klasë vetëm me një mësues, vetëm tek për tek. Nuk më intereson… ai mësuesi mund të jetë njeriu më i mirë i botës. Ose mund të shkosh me shoqet por nëse mësuesi të thërret në klasë vetëm jo. As mësuesi as sekretari, as drejtori i shkollës, asnjë”, tha moderatorja.

“Sepse unë nuk e di nëse është njeri i mirë apo ajo. Nuk kam besim te askush”, u shpreh Rusi.

Mos te kesh besim të mësuesi?

“Unë nuk kam besim edhe te njerëzit më të afërt. A keni dëgjuar për përdhunime brenda në rrethin familjar? Burri hallës, burri tezes, xhaxhai? Madje ata janë edhe më të rrezikshmit sepse shfrytëzojnë rrethin e besimit”, tha Eriona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA