Hynë me makinë në oborrin e shkollës dhe kundërshtuan me dhunë policinë, arrestohen dy persona në Berat

23/06/2023 10:21
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga blutë e Beratit, pasi hynë me makinë në oborrin e shkollës dhe më pas kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’i larguar sepse kishin hyrë të paautorizuar.

Gjatë patrullimit për parandalimin e paligjshmërive, efektivët kanë konstatuar pasditen e djeshme një automjet tip “Benz” që qëndronte i parkuar në oborrin e një shkolle publike.

Pas konstatimit, shërbimet e Policisë janë afruar te automjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit, një 39-vjeçar me inicialet K. K., të paraqesë dokumentet dhe autorizimin për të qëndruar në këtë ambient të posaçëm, me qëllim kryerjen e verifikimeve. As ky shtetas dhe as pasagjeri në këtë automjet, një 36-vjeçar me inicialet E. K., nuk kanë pranuar të japin dokumentet dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos kryer veprime të mëtejshme procedurale.

Për këtë shkak, u bë arrestimi i tyre në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u ushtrua kontroll në automjetin tip “Benz”, në të cilin nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA