Fqinjët e Nicki Minaj po mbledhin firma për ta dëbuar atë dhe burrin e saj nga shtëpia e tyre e re

23/06/2023 18:48

Banorët e Hidden Hills nuk duan që Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj Kenneth Peaty të jetojnë në lagjen e tyre dhe tashmë po mbledhin firma për t’i dëbuar.

Sipas një raporti të TMZ, reperja dhe bashkëshorti i saj janë duke u zhvendosur në vend, por ata nuk janë të mirëpritur, pasi fqinjët pretendojnë se janë “të shqetësuar” për Kenneth Peaty.

Peticioni u iniciua nga një banor i Hidden Hills, Beverly Berdan, i cili shpjegoi se Kenneth ishte dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1995 dhe tani po vuan një dënim me 4 vjet burg.

Ndaj ai thekson se është logjike që fqinjët e çiftit të mos i duan aty. Pavarësisht se Nicki Minaj fillimisht do të hyjë në shtëpi e vetme pasi Petey është i ndaluar, njerëzit që jetojnë në vendin fqinj duket se nuk e shqetësojnë.

Ajo madje inkurajon fqinjët e Nikit të paralajmërojnë pjesën tjetër të banorëve për Kenneth dhe dëshiron që ata të nënshkruajnë peticionin që thotë “tregoni se jeni kundër dhunuesve seksualë në lagjen tonë Hidden Hills!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA