Studiuesit nga Universiteti i Tsukuba në Japoni pohojnë se çaji oolong rrit shkrirjen e yndyrës, një efekt që vazhdon të funksionojë edhe kur flini.
Gjetjet e reja u publikuan në Nutrients.
Sipas kreut të hulumtimit, profesor Kumpei Tokuyama, pirja e vetëm dy filxhanëve çaj oolong në ditë stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup. Çaji oolong ka në përmbajtje antioksidantë të quajtur polifenole, përfshirë “theaflavine”, “thearubigins”, “Epigallocatechin gallate (EGCG)”. Benefitet përfshijnë menaxhimin e peshës, suport në eliminimin e radikaleve të lirë, përmirëson funksionin e trurit si dhe promovon kocka të forta dhe një zemër të shëndetshme.
Sipas kreut të hulumtimit, profesor Kumpei Tokuyama , pirja e vetëm dy filxhanëve çaj oolong në ditë, stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup. “Ashtu si të gjitha llojet e çajit, edhe oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë, duke rritur rrahjet e zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se pirja e çajit mund të rrisë shkrirjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës”, shpjegon eksperti. “Prandaj ne donim të hetonim efektet e konsumit të çajit oolong në energjinë dhe metabolizmin e yndyrës, në një grup vullnetarësh të shëndetshëm.”
Nga studimi u zbulua se ata që pinin çaj oolong ose kafeinë e rritën shkrirjen e yndyrës me 20%, duke vënë në dukje se efekti i pirjes së çajit oolong vazhdoi edhe pasi njerëzit kishin shkuar në shtrat.
Ekipi hulumtues beson se pirja e çajit oolong nuk do t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës dhe mund të ndihmojë në djegien e yndyrës edhe kur flini.
“Efekti i çajit Oolong në djegien e yndyrës gjatë gjumit mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për kontrollin e peshës. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të parë nëse rezultatet që kemi vërejtur në studimin 2-javor përkthehen në humbje reale të yndyrës trupore për një periudhë të zgjatur. Përveç kësaj, ne duam të testojmë efektet e një shumëllojshmërie çaji oolong pa kafeinë, për të dalluar më mirë efektet e kafeinës nga përbërësit e tjerë të çajit, gjë që do të na ndihmojë të kuptojmë saktësisht se si oolong ndihmon në shpërbërjen e yndyrës”, përfundon profesori Tokuyama.
Çfarë e bën çajin oolong të ndryshëm nga çajërat e tjerë?
Edhe pse të gjitha llojet e çajit vijnë nga e njëjta bimë, shkalla e tyre e oksidimit është ajo që i jep çdo varieteti karakteristikat e veta të veçanta. Shkalla e oksidimit, që varion nga 8% në 85%, përcakton ngjyrën dhe shijen e çdo varieteti çaji. Çaji Oolong përftohet pas një procesi unik, i cili përfshin fazën e tharjes nën diellin e fortë dhe oksidimin.
Ekspertët e konsiderojnë çajin si jashtëzakonisht të shëndetshëm, që përmban disa vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm. Një filxhan çaj i zier gjithashtu përmban kafeinë, rreth një e treta e sasisë që përmban një filxhan kafeje. Së fundi, ekspertët theksojnë se përveç efekteve që duket se ka në djegien e yndyrës, çaji oolong jep dëshmi të mira se mund të përfitojë ndjeshëm shëndetin e zemrës, trurit, kockave dhe dhëmbëve.
Top Channel