Volodymyr Zelenskyy ka ndaluar importin komercial të librave nga Rusia, në masën e tij të fundit për të reduktuar lidhjet kulturore midis dy vendeve. 

“Unë besoj se ligji është i drejtë,” shkroi presidenti ukrainas në Telegram, duke njoftuar se kishte nënshkruar një projektligj i cili gjithashtu ndalon importin komercial të librave të shtypur në Bjellorusi dhe territorin e pushtuar ukrainas. 

Projektligji, i miratuar nga parlamenti një vit më parë, e bën gjithashtu një kërkesë për marrjen e lejes së posaçme për të importuar libra në gjuhën ruse nga vendet e treta. 

Zyra e Zelenskyy tha në Twitter se ligji do të “forconte mbrojtjen e hapësirës kulturore dhe informative të Ukrainës nga propaganda ruse anti-ukrainase”.

Ukraina ka kryer atë që e përshkruan si një proces “de-rusifikimi”, duke thënë se është e nevojshme të zhbëhen politikat shekullore që ajo konsideron se synojnë të shtypin identitetin ukrainas.

Ministri i Kulturës Oleksandr Tkachenko falënderoi presidentin për nënshkrimin e projektligjit. 

“Miratimi i këtij projektligji do të mbrojë sektorin ukrainas të botimit dhe shpërndarjes së librave nga ndikimi shkatërrues i “botës ruse”, tha ai në Telegram. 

Top Channel