Vuani nga hipertensioni? Ja çfarë ndodh kur pini lëng panxhari çdo ditë

22/06/2023 14:56

Presioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si hipertension, është një gjendje që ndodh kur presioni në enët e gjakut është shumë i lartë.

Ky presion i referohet forcës me të cilën gjaku shtyhet kundër mureve të arterieve. Presioni i lartë i vazhdueshëm i gjakut mund të shkaktojë kërdi brenda trupit, duke përfshirë dëmtime të rënda në zemër.

Sipas studimeve, hipertensioni nuk vjen me një sërë shenjash dhe simptomash, gjë që e bën jashtëzakonisht të vështirë për pacientin. Megjithatë, ka disa simptoma që mund t’ju tregojnë për rritjen e presionit të gjakut, të tilla si:

-Dhimbje koke të forta

-Dhimbje të vazhdueshme në gjoks

-Lodhje dhe marramendje ekstreme

-Probleme me frymëmarrjen

-Nauze ose të vjella

-Pamje e turbullt

-Ankthi

A mund të ulë vërtet lëngu i panxharit presionin e gjakut?

Tani, që i njihni simptomat e kësaj gjendjeje, është e rëndësishme të dini se pacientëve me presion të lartë të gjakut u kërkohet të bëjnë disa ndryshime të dukshme në stilin e jetës në mënyrë që ta mbajnë gjendjen nën kontroll.

“Së bashku me mjekimin e duhur, ndryshimet në stilin e jetës janë të rëndësishme për të menaxhuar presionin e lartë të gjakut. Dhe një pjesë e madhe e kësaj është përmirësimi i dietës tuaj dhe të ngrënit më me vetëdije,” është shprehur Dr Dhiman Basu, mjek i përgjithshëm, në Spitalet Belle Vue.

I pyetur nëse lëngu i panxharit ul presionin e gjakut, Dr Basu shprehet se këto perime të kuqe janë të mbushura me nitrate dietike (NO3), të cilat ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut dhe reduktojnë presionin e gjakut duke përmirësuar rrjedhën e gjakut. Panxhari njihet edhe si superushqimi për hipertensionin.

Sipas studimeve, nitrat dietik shndërrohet në nitrit biologjikisht aktiv (NO2) dhe oksid nitrik (NO) pas konsumimit. Si ndihmon oksidi nitrik në menaxhimin e presionit të lartë të gjakut? Oksidi nitrik luan një rol të rëndësishëm në relaksimin e enëve të gjakut që ndihmon në uljen e ndjeshme të presionit të lartë të gjakut.

Sa lëng panxhari duhet të pini çdo ditë?

Sipas një hulumtimi të vitit 2015 të financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF) në Universitetin Queen Mary të Londrës, një i rritur rekomandohet të pijë 250 ml lëng panxhari në baza ditore, për të menaxhuar presionin e lartë të gjakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA