Studim/ Hani domate për të luftuar kancerin e mëlçisë dhe inflamacionin

22/06/2023 12:13

Konsumimi i lartë i domateve mund të lidhet me një rrezik të ulët të kancerit të mëlçisë të shkaktuar nga dietat me yndyrë të lartë, ka zbuluar një studim.

Studimi, i kryer te minjtë, tregoi se domatet janë të pasura me likopen, një agjent i fortë antioksidant, anti-inflamator dhe anti-kancerogjen, i cili ndihmon në reduktimin efektiv të sëmundjes së mëlçisë yndyrore, inflamacionit dhe zhvillimit të kancerit të mëlçisë.

“Konsumimi i domateve apo produkteve të saj ofron burimin më të mirë të likopenit”, tha Xiang-Dong Wang, profesor në Universitetin Tufts në SHBA.

Domatja përmban lëndë ushqyese si vitamina E, vitamina C, folati, mineralet, komponimet fenolike dhe fibrat dietike të cilat ndihmojnë në parandalimin e kancerit të mëlçisë.

Ushqyerja e minjve me pluhur domate rriti pasurinë dhe diversitetin e mikrobiotës së dobishme dhe parandaloi rritjen e tepërt të disa baktereve që lidhen me inflamacionin, thuhet në studimin e botuar në revistën Cancer Prevention Research.

Ushqime të tjera duke përfshirë guava, shalqiri, grejpfruti, papaja dhe speci i kuq i ëmbël gjithashtu përmbajnë likopen, por në përqendrime shumë më të ulëta në krahasim me domatet.

Konsumimi i domateve dhe produkteve të domates si salca e domates e pasur me likopen lidhet gjithashtu me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozës, diabetit dhe kancereve të caktuara, duke përfshirë kancerin e prostatës, mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë, tregoi studimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA