E bardha, klasikja që nuk ju zhgënjen kurrë! Modelet perfekte të thonjve për sezonin e verës

22/06/2023 10:37

Është verë dhe një model i thonjve që shkon me stilin dhe veshjet e sezonit më energjik u intereson të gjitha vajzave.

Janë një larmishmëri ngjyrash dhe kombinime modelesh që ju bëjnë të ndiheni të veçanta. Por, përkundrejt të gjithave, e bardha mbetet kryefjalë e verës. Ngjyra klasike në të gjitha nuancat e saj, por edhe e zbukuruar me dizenjo minimaliste apo piktura mbi thua… dhe jeni gati të vishni bikinit dhe të shijoni ditët e nxehta të plazhit.

Më poshtë, ju rendisim disa modele, që nuk do t’ju zhgënjejnë.

Burimi: Who What Wear

FOTO GALERI
1/23

Top Channel