Një rast dhune brenda familjes ka ndodhur sot në Korçë, ku djali ka qëlluar në kokë me sende të forta babanë e tij.

Fillimisht 52-vjeçari A.K., ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17, Korçë, ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.

Pas hetimeve dhe nga këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij A. K., 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Djali i tij u arrestua për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA