Banorët e Kerson përballen me pasojat e përmbytjes së shtëpive në Ukrainë (fotot)

22/06/2023 19:06
41 vjecarja vendase Tetiana Pivneva

Rezidentët e Kerson vijonin sot të shpëtonin çka mundnin nga shtëpitë e tyre pas përmbytjes që shkaktoi shpërthimi shkatërrimtar i digës në zonën e kontrolluar nga rusët.

Plasja më 6 qershor e digës Kakovka dërgoi ujëra të pakontrollueshme në Kherson duke detyruar të largohen mijëra banorë prej frikës së jetës dhe kataastrofës mjedisore.

41 vjecarja vendase Tetiana Pivneva, thotë në gjuhën ruse për AFP se përmbytja i shkatërroi gjithçka kishte në shtëpi.

“Kisha bërë riparimet, mobiljet, gjithçka kisha këtu nuk është më, kanë mbetur vetëm muret. Falënderoj këta miqtë e mi që po më ndihmojnë sot”.

“Edhe sikur të kisha qenë këtu nuk do të kisha bërë do asgjë, uji ishte i pandalshëm. Lumi   Dnipro është këtu pranë. Unë qava për disa ditë me radhë, pastaj e mblodha veten, mendova se duhet të jetoj, kam dy fëmijë, edhe pse shtëpia ishte gjithçka kisha”, thotë Pivneva.

Kolegia e saj Olena Pshenychna, e cila po ndihmon Pivneva me pastrimet thotë se tashmë mbetet vetëm për të mbrojtur shtëpinë nga lagështira.

“Shpresojmë për ndihmë nga autoritetet, mbështetemi në forcat tona dhe te Zoti, që të hapim përsëri dyqanin tonë”, tha Olena.

Pivneva shprehej e zhgënjyer me situatën dhe politikën në vend.

“Erdhën çliruesit, dhe më ‘çliruan’ nga gjithçka që kisha në jetë”, thotë gruaja duke iu referuar me ironi luftes.

“Kam vetëm dy valixhe me sendet që lashë në Odessa, dy fëmijë, një mace dhe një qen. Cdo gjë që kishin mbledhur unë dhe bashkëshorti gjatë viteve, për fëmijët, nuk ka më asgjë, vetëm muret e shtëpisë”, shton ajo.

Igor, një vendas që ka ardhur për të ndihmuar, thotë se e gjithë zona përballet me të njëjtën situatë.

“Fillimisht na thanë se ishte e rrezikshme të hynim, në shtëpi nuk jetohet, por në u futëm një ditë më vonë. I kërkuam leje zyrtares së bashkisë dhe na tha: ‘Shkoni, shpëtoni çfarë mund të shpëtohet’, dhe ne po shpëtojmë çfarë mund të shpëtojmë”, tha ai./AFP/

FOTO GALERI
3/8
41 vjecarja vendase Tetiana Pivneva, thotë në gjuhën ruse për AFP se përmbytja i shkatërroi gjithçka kishte në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA