Trump refuzon pyetjet për vaksinat COVID: Si republikan që jam, nuk është diçka e bukur për të folur (fotot)

21/06/2023 19:38

Ish-presidenti amerikan President Donald Trump refuzonte dje të përgjigjej nëse vaksinat e COVID-19 funksionojnë dhe shpjegonte se nuk dëshiron të njollosë punën e administratës së tij në lidhje me vaksinat, pasi sipas tij “si republikan që jam, kjo nuk është diçka e bukur për të diskutuar.”

Në një intervistë me prezantuesin e rrjetit Fox News, Bret Baier të transmetuar dje, 77 vjeçari Trump, u pyet “Ju si mendoni, a funksionuan vaksinat COVID?”

Ish presidenti u përpoq t’i shmangej pyetjes duke tentuar të thurte lavde për punën e administratës së tij në promovimin e një trajtimi me anti-trupa kundër sëmundjes, teksa më tej shtonte: “Kam dhe një mik timin demokrat që tani më pyet se përse nuk flas më për punën time mbi shpërndarjen e vaksinave COVID”.

Trump tregonte më tej sesi “miku” i tij e pyeste: “Ti mund të jesh shpëtuar botën me vaksinat që shpërndave, si ka mundësi që tani nuk e përmend më fare?”

“Dhe unë iu përgjigja: Në fakt nuk flas për këtë pasi si republikan që jam nuk është një gjë e bukur për të folur, sepse ka disa arsye që është kështu”, vijonte ish-presidenti.

Kur u pyet përsëri se përse nuk është mire për republikanët që të përmendet çështja e vaksinave, Trump ia hodhi fajin asaj që quante “natyra e ngarkuar e debatit për vaksinat COVID”.

“Po, për arsye të ndryshme, njerëzit i duan vaksinat dhe njerëzit i urrejnë vaksinat, konservatorët i duan më pak, por i kuptoj të dyja palët”, tentonte të shpjegonte Trump.

Ai vijoi më tej: “Ajo që unë nuk kam bërë ishte ‘vaksinimi i detyruar’. Janë biseda të ndara,” pretendonte Trump.

Gazetari insistonte se ishte administrata e tij në Pentagon që bëri të detyrueshme vaksinat COVID për ushtrinë e SHBA, që është një fakt i provuar dhe megjithatë Trump nuk e pranonte

“Por ka shumë njerëz që i duan vaksinat. Vetëm se shumica e këtyre të fundit janë demokratë dhe më pak republikanë”, thoshte kandidati kryesor republikan i zgjedhjeve 2024.

“Ka njerëz që thonë se unë kam shpëtuar miliona jetë, unë as nuk e përmend fare këtë”, mburrej Trump.

Më tej në lidhje me fushatën Trump se sulmet e tij ndaj kundërshtarit republikan, guvernatorit të Floridas, Ron DeSantis, janë personale dhe se vijnë prej asaj që quante “shkeljes së besës” nga guvernatori.

“Unë e ndihmova të zgjidhet prandaj nuk ishte bukur kur tha se ‘do të konkurroj’, por gjithsesi është i vdekur politikisht,” tha Trump duke iu referua mbështetjes së dhënë për DeSantis në 2017./YahooNews/

FOTO GALERI
2/3
Gazetari insistonte se ishte administrata e tij në Pentagon që bëri të detyrueshme vaksinat COVID për ushtrinë e SHBA, që është një fakt i provuar dhe megjithatë Trump nuk e pranonte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA