Duket si 14 vjeç, por nuk do e besoni kurrë moshën e vërtetë të Denisit! Mban certifikatën e lindjes me vete

21/06/2023 14:18

Një burrë ka habitur të gjithë pasi zbuloi moshën e tij reale. Ai duket si një djalë 14-vjeçar, por mosha e tij e vërtetë është 35 vjeç.

Denis Vashurin nga Rusia është mësuar me reagimet që bëjnë njerëzit kur e marrin vesh moshën e tij të vërtetë. Ai mban gjithmonë me vete një certifikatë lindje, pasi njerëzit mendojnë që ai është thjesht një adoleshent.

Denisi u bë i famshëm dy vjet e gjysmë më parë pasi u intervistua për pamjen e tij dhe njerëzit janë fiksuar pas tij që atëherë. Me kalimin e viteve ai ka mësuar të përqafojë pamjen e tij rinore, por i është dashur të përballet edhe me disa komente fyese nga njerëzit.

Në moshën katër vjeçare, Denisi vuri re se kishte diçka ndryshe në pamjen e tij. Ai pretendon se ka vizituar shumë spitale në kërkim të një përgjigjeje, por kurrë nuk ka pasur një shpjegim. Pavarësisht se nuk e di arsyen e paraqitjes së tij rinore, Denisi thotë se është shumë i lumtur. Ai shtoi: Jam shumë i luktur, minuset mund të kthehen në pluse. Kjo varet nga personi, forca dhe aftësia për të rregulluar jetën e tyre.

Denisi thotë se gjëja kryesore është shëndeti, jo pamja, por si të gjithë ai nuk dëshiron të plaket. Ai tani e kalon kohën duke udhëtuar dhe shpesh poston aventurat e tij në Instagram, ku ka gati 20 mijë ndjekës.

Denisit i pëlqen gjithashtu të kalojë kohë me të dashurën e tij, për të cilën thotë se “asnjëherë nuk ka qenë e fiksuar pas moshës apo pamjes sime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA