Studim: Kanceri i zorrëve luan ‘lojën’ vdekjeprurëse, maskohet si qeliza staminale

20/06/2023 12:38

Tumoret e kancerit të zorrëve maskohen si qeliza staminale për të shmangur zbulimin nga sistemi imunitar, ka zbuluar një hulumtim i ri.

Shpresohet se gjetjet nga ky studim, do të mundësojë një trajtim për të ndryshuar ose parandaluar procesin, duke lejuar sistemin imunitar të  shkatërrojë kancerin e zorrëve, kur ai shfaqet.

Zorrë është e veshur me shtresa të ndryshme qelizash. Shtresa e sipërme përbëhet nga qeliza epiteliale, të cilat luajnë një rol thelbësor në tretjen e ushqimit dhe marrjen e lëndëve ushqyese. Këtu fillon edhe kanceri i zorrëve.

Ky rajon ‘patrullohet’ nga qelizat imune të njohura si qelizat T, të cilat sulmojnë çdo kërcënim si bakteret ose tumoret e vogla. Megjithatë, duke u fshehur si qeliza staminale, qelizat kancerogjene i dëbojnë qelizat T.

“Normalisht qelizat imune i mbajnë gjërat ashtu siç duhet, duke patrulluar zorrët si roje sigurie, duke trajtuar çdo bakter të dëmshëm dhe duke e mbajtur zorrën të shëndetshme”, tha Dr Seth Coffelt i Institutit Beatson të Kërkimit të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universitetit të Glasgow, i cili drejtoi studimin.

“Megjithatë, kur qelizat në zorrë bëhen kancerogjene, ata shkarkojnë këta “roje sigurie” dhe të gjitha metodat që këto qeliza imune përdorin për të biseduar me njëra-tjetrën, për të koordinuar një përgjigje imune dhe nuk prodhohen më. Kanceri nuk dëshiron që qelizat imune ta njohin atë si një kërcënim, kështu që ai manipulon qelizat imune.

Hulumtimi, i financuar nga Cancer Research UK, Këshilli i Kërkimeve Mjekësore dhe Wellcome ofron shpresë për trajtime të ardhshme për të ndryshuar mekanizmin.

“Zbulimi ynë po përpiqet të gjejë një mënyrë për të përfshirë artificialisht qelizat T, në mënyrë që ato ta gjejnë kancerin. Ne mund të gjejmë një mënyrë të re efektive për të trajtuar kancerin e zorrëve,” tha. Dr Coffelt.

Studimi është publikuar në Cancer Immunology Research.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA