Neymar është mësuar të jetë protagonist në fushë. Talenti, shpejtësia dhe vizioni i tij i lojës e kanë bërë atë të dallohet që kur filloi të luante futboll në klubin brazilian Santos, te Barcelona dhe së fundmi te PSG.
Mirëpo sjelljet e tij ekstrasportive e kanë bërë protagonist edhe jashtë stadiumeve të futbollit.
Mungesa e tij në skuadër për të marrë pjesë në ditëlindjen e motrës së tij, netët e tij jashtë apo prania në festën e karnavaleve në e Rio u bënë kryefjalë për më shumë se një vit.
Aktualisht, sulmuesi brazilian është në një lidhje me Bruna Biancardin. Ata i kanë dhënë vetes një shans të dytë dhe kanë njoftuar disa javë më parë se janë në pritje të një fëmije. Do të ishte fëmija i dytë për Neymar Jr.
Portali “Em Off” ka zbuluar një klauzolë të pazakontë në marrëdhënien mes Bruna Biancardit dhe Neymar Jr.
Të dy kanë vendosur tri kushte që futbollisti nuk mund t’i thyejë nëse dëshiron të jetë tradhtar.
“Sipas informacioneve që ka konfirmuar kolumnisti Erlan Bastos, lojtari i PSG-së është i lirë të flirtojë dhe madje të bëjë seks me femra të tjera. Blogerja ka vendosur tri rregulla për të pranuar tradhtinë: Të jetë i matur, të përdorë prezervativ dhe të mos i puthë në gojë”.
Top Channel