Tirana e Kupave të Europës, por edhe ajo e sezonit të ardhshëm po nis të marrë formë.
Në këtë periudhë merkatoje, skuadrës së trajnerit Orges Shehit i janë shtuar deri më tani elementë të spikatur të Superiores si Gentian Selmani e Liridon Latifi me Kainën, pa lënë mënjanë edhe të rinjtë e promovur nga akademia. Por, goditja e fundit është edhe ajo më e bujshmja, të paktën deri në këtë moment pasi bëhet fjalë për një rikthim të madh si ai i Albi Dokës.
Ishte vetë klubi 26-herë Kampion i Shqipërisë që zyrtarizoi në rrjetët sociale marrëveshjen me Dokën, teksa bie në sy edhe mënyra e veçantë e prezantimit me mbrojtësin që rikthehet në shtëpinë e tij.
Bardheblutë sigurojnë linjën e djathtë të fushës me 25-vjeçarin që është një prodhim i kryeqyeytasve, por që prej tre vitesh ishte larguar jashtë Shqipërisë, për t’u aktivizuar fillimisht me Goricën në Kroaci e më pas me Honved në Hungari. /Supersport
Top Channel