Ky është momenti i mbërritjes të drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni për raportimin e saj të parë të Raportit vjetor 2022 të këtij institucioni, në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Sakaq deputeti Ferdinad Xhaferri do ta pyeste edhe për situatën në Kosovë.

Hyseni e ka patur të pamundur të raportojë e t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve pasi arsyeja e zbuluar nga Top Channel është në kufijtë e një skandali.

Një burim nga Kryesia e Kuvendit i tha Top Channel se vetëm 8 nga 21 anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare kanë certifikata sigurie të vlefshme. Kjo certifikatë është dokumenti zyrtar se deputetët janë te sigurt që të dëgjojnë apo lexojnë informacione të klasifikuara sekret nga Shërbimi Informativ.

Pjesës tjetër i ka mbaruar vlefshmëria dhe më keq akoma shumë prej tyre nuk kanë aplikuar ende. Top Channel mëson se nga opozita me certifikatë sigurie të vlefshme në komision ishte Ferdinand Xhaferri.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji kishte aplikuar por nuk i ka ardhur akoma dhe ishte brenda afatit ligjor. Sakaq gjysmës së anëtarëve të PS vlefshmëria e certifikatës së sigurisë i ka mbaruar muajin e shkuar.

Në të tilla kushte mbetet e paqartë se si shërbimet e Kuvendit të Shqipërisë caktuan një datë raportimi të drejtoreshës së SHISH kur shumica e anëtarëve të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, i kishte mbaruar certifikata sigurisë.
Megjithatë Raportin Vjetor të SHISH për vitin 2022 të mbërritur në formë shkresore e kanë lexuar vetëm ata deputetë me certifikatë sigurie të vlefshme.

Për të patur një panoramë më të gjerë planifikohet një vizitë pune në SHISH në ditët në vijim e deputetëve të këtij komisioni me certifikatë sigurie të vlefshme.

E shoqëruar nga këshilltarja Mimoza Xharo dhe shefi i kabinetit Kristaq Sterjo, shefja e inteligjencës shqiptare, nuk ka thënë asnjë fjalë gjatë qëndrimit të saj për rreth 60 minuta në këtë komision i cili u përfshi në debate të forta mes kryetarit të komisionit Nasip Naço dhe deputetëve Ervin Salianji dhe Flamur Noka.

Nasip Naço: Dilni nga depresioni.

Salianji: Na jep fjalën.

Noka: Më jep fjalën për procedurë.

Pas ndërprerjes së parë komisioni është ri mbledhur përsëri për të vijuar me debate mes kryetarit të komisionit Nasip Naço dhe atij demokrat Ervin Salianji e bëri të pamundur vijimin normal të raportimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA