Betohet Benet Beci! Merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Shkodrës për katër vitet e ardhshme

19/06/2023 13:54

Benet Beci, është socialisti i parë që ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Ky betim e zyrtarizoi atë, si kryetarin e ri të bashkisë duke i dhënë fund edhe drejtimit 31-vjeçar të këtij qyteti nga demokratët. Mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe të drejtuesit të parë të Shkodrës, u zhvillua këtë të hënë.

Beci: Pavarësisht përkatësive, unë shoh të zgjedhurin e kësaj bashkie tek ju, ku duhet fjala e lirë, ku nuk ka ndasi, sa larg nga bashkia janë apo janë familjarë të vjetër nga familje të mëdha. Do punojmë për të gjithë ata, për fëmijët tanë. Kjo është shtëpia e shkodranëve, dera është e hapur për të gjithë. Nuk do të humbim asnjë çast, për ne Shkodra është e para, zoti e bekoftë Shkodrën dhe shkodranët.

Në fjalimin e tij të parë në këtë detyrë, Beci teksa fton të gjithë Shkodranët për të punuar për qytetin e tyre, thotë se bashkia do të jetë vendi ku ndahen punët dhe jo privilegjet.

Në zyrën e tij të re, kryebashkiaku socialist u prit nga paraardhësi i tij, demokrati Bardh Spahia, i cili pasi i dorëzoi detyrën, pati edhe një shtrëngim duarsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA