Aksidenti me tre të vdekur në Shkup, caktohet paraburgim për shoferin që dyshohet se shkaktoi tragjedinë

19/06/2023 10:11

Paraburgim ka caktuar Prokuroria e Shkupit për të dyshuarin që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës në rrugën Shkup-Bllacë.

I arrestuari është një 64-vjeçar nga Shkupi, i cili drejtonte veturën “Volkswagen Touran”. Ai dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar, duke u përplasur me makinën nga Kosova.

Në vendngjarje, vazhdon kqyrja e provave nga grupi hetimor.  Pas nxjerrjes së veturës BMW me targa të Kosovës dhe tre trupave të pasagjerëve të pajetë nga ujërat e lumit Lepenc, do të bëhet autopsia.

Top Channel