
23/02 22:38
Holandë-Itali, “finalja” e vogël” e Nations League, po mbahet sot.
Ndërkohë që Spanja dhe Kroacia do të përballen në mbrëmje për trofeun e tretë të këtij turneu.
Skuadra e Roberto Mancinit kërkon të reagojë pas humbjes në “limite” 1-2 ndaj Spanjës.
Të njëjtë gjë synojnë edhe tulipanët, që u mposhtën 2-4 ndaj Kroacisë pas kohës shtesë. Edicioni i parë i Nations League u fitua nga Portugalia, ndërkohë që i dyti shkoi për kombëtaren franceze të Didier Deschamps./ Super Sport
Top Channel