Njerëzit thonë se dashuria është e verbër, por një studim pohon se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj.
Ndërsa ka gjithmonë përjashtime nga rregulli, hulumtimi ka treguar se marrëdhëniet me diferencë të madhe në moshë, kanë më shumë gjasa të përfundojnë në ndarje.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, sa më e madhe të jetë diferenca në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes.
Pas analizimit të të dhënave nga 3000 njerëz, studiuesit zbuluan se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kanë 18% më shumë gjasa të divorcohen sesa njerëzit e së njëjtës moshë.
Kjo përqindje rritet në 39% për çiftet me një diferencë moshe prej 10 vitesh dhe në 95% për ata që kanë diferencë me dy dekada. Për ato marrëdhënie me një diferencë prej 30 vitesh, gjasat për divorc janë 172% më të larta.
Pra, cila është diferencë ideale e moshës për një marrëdhënie?
Sa i përket diferencës ideal të moshës, në kundërshtim me besimin popullor se çiftet duhet të kenë disa vite diferencë që një marrëdhënie të lulëzojë, studiuesit besojnë se është një vit. Në këtë rast, shanset për ndarje janë vetëm 3%, krahasuar me një çift në të njëjtën moshë ose një çift me shumë vite diferencë moshe.
“Mund të ndodhë që llojet e çifteve me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të ndahen për arsye të tjera”, tha Hugo Mialon, një nga studiuesit e studimit.
I njëjti hulumtim arriti në përfundimin se sa më gjatë të jetë çifti bashkë, aq më të ulëta janë shanset për divorc. Konkretisht, ata që kishin pesë vite lidhje kishin 76% më pak gjasa për t’u ndarë.
Top Channel