Angelina Jolie zgjedh të jetë beqare pas divorcit nga Brad Pitt, fokusohet te fëmijët Koreografi Albi Nako hap zemrën si rrallë herë në “S’e Luan Topi”.
Në një rrëfim ekskluziv për karrierën, Nako ka treguar edhe për përballjen me miqtë e të atit që iu bënë kundërshtarë.
“Kolegët e babait tim mu kthyen në kundërshtarë. Hyrja ime në “Shkollën e Baletit” bëri që im at të largohej nga shkolla me qëllim që fëmijës së vetë, djalit, në këtë rast unë, të mos i krijonte ndjesinë që “shikoni se unë tani kam babain këtu në shkollë”.
Me largimin e babait, të gjithë kolegët e vetë shprehën inatin dhe xhelozinë që ndjenin ndaj tim ati tek fëmija, unë. Çdo gjë që bënin të tjerët në shkollë, e ka bërë Nako.
Nuk është e nevojshme t’i përmendim sepse mund të keqinterpretohen. Por mua ajo gjë më nxori pak nga aksi dhe fillova të rebelohem. Lija orët e mësimit, më doli shkolla jashtë qejfit përveç baletit klasik. Ai ishte baza në atë kohë dhe e vetmja gjë që unë respektoja ishte baleti klasik”- tha balerini.
Top Channel