Antoneta Koçi zbulon të pathënat e “Big Brother VIP”.
E ftuar në “S’e Luan Topi”, ish konkurentja e BBV dhe Përputhen ka treguar se ajo që e nevrikosi gjatë qëndrimit në Shtëpinë më të famshme, ishte mënyra se si është luajtur dhe deri diku abuzuar nga lojtarët mes “lojës” dhe “të vërtetës”.
Sipas Koçit, këtë sezon “është xhongluar aq shumë me këto dy terma saqë nonjëherë është shitur loja për të vërtetë dhe anasjelltas.”
“Shumë njerëz, përpos faktit që më panë edhe më të nervozuar dhe larg buzëqeshjeve në një pjesë të madhe të kohës, dhe me momente dobësie, e kuptuan që unë nuk isha thjesht ai personazhi i ëmbël në ekran, isha një personazh që e kundërshtoja aty ku e shikoja të arsyeshme dhe që nuk frikësohesha nga asnjë gjë. Përpos kësaj, shumë anë të karakterit tim kam përshtypjen se u shpalosën aty.
Ajo që më nevrikosi… Të paktën në këtë Big Brother është luajtur në dy forma, lojë dhe e vërtetë. Është xhongluar aq shumë me këto dy terma saqë nonjëherë është shitur loja për të vërtetë dhe anasjelltas.
Dhe kjo ka krijuar konfuzion te njerëzit. Kur ti e sheh diçka nga afër dhe e kupton se ajo çka po perceptohet në fakt nuk është ajo e vërteta, atëherë ti fillon dhe ndjen një lloj dëshire për të bërë njerëzit që të kuptojnë se “nuk është ajo që ju po mendoni…”. Mua në Big Brother më penalizoi fakti që jo gjithmonë luftoj për gjëra që mendoj se ndoshta nuk kanë aq shumë vlerë.
I ula gjakrat në një moment të caktuar dhe ndoshta kjo më penalizoi më shumë sesa të qenurit e vërtetë. E vërteta të lodh, të krijon sfida por asnjëherë nuk të dobëson si lojtare”- tha Antoneta.
Top Channel