Kolegji Zgjedhor vendosi dje përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

Sipas gazetares Anila Hoxha, vendimi u dha nga trupa gjykuese e cila shqyrtoi ankimin e kandidatit Shkëlqim Hoxha dhe koalicionit “Berisha-Meta”.

Një vendim i tillë u dha për shkak të diskutimit ‘a është vendqëndrim apo vendbanim burgu’.

Por a mund të quhet burgu vendbanim?

Gjykata kushtetuese e ka bërë të qartë prej 2007 ku dhe shprehet se për zgjedhjet vendore ligjvënësi e lidh të drejtën e votës me vendbanimin, kurse në zgjedhjet e përgjithshme jo.

Por që sipas ligjit vendbanim është vendi ku shtetasi për shkak të punës, shërbimit të përhershëm , ndodhjes së pasurisë dhe interesave të veta qëndron në të shumtën e kohës. Në këtë kuptim, burgu është vendqëndrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA