Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Serbia lirimin e menjëhershëm të tre policëve të marrë peng në territorin e Kosovës dy ditë më parë.
“Është imediate nevoja, domosdoshmëria, urgjenca që tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo atje apo janë marrë këtu, për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është e qartë që në të gjitha rastet efektivët nuk kanë asnjë krim, edhe nëse supozohet se kanë shkelur vijën e kufirit, ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në Shqipëri”-tha Rama.
I pyetur nëse ka komunikuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, Rama tha se është angazhuar nga të gjitha anët për lirimin e efektivëve pasi ata nuk kanë bërë asnjë krim.
“Ajo që mund të them unë është ajo që thashë, që nga sekonda e parë ne jemi angazhuar në të katërta anët në të gjitha kanalet e mundshme për lirimin e punonjësve të policisë. Kjo është e rëndësishme në nivelin politik dhe në nivelin e marrëdhënieve por nuk ka asnjë rëndësi për tre burra që janë sot larg shtëpisë së tyre e që duhet të kthehen menjëherë pastaj debati që ishin këtej pak andej e konkluzionet përkatëse mund të vazhdojmë. Me rëndësi është që ata nuk mund të mbahen për shkelje kufiri duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Nuk kanë bërë asnjë krim edhe sikur të jenë kapur në të dyja anët, shkelje kufiri do te thotë kthehu pas, mbajtja e tyre është e pajustifikueshme nëse vazhdon përtej ditës së sotme, është e pajustifikueshme që në fillim por sot ata duhet të largohen.”- tha Rama.
Rama theksoi edhe njëherë se Kosova e ka në tryezë mundësinë e artë siç e quajti ai, që kapitulli i gjatë dhe i dhimbshëm mes dy vendeve të marrë fund. Rama paralajmëroi se kjo mundësi mund të mos jetë përgjithmonë.
“Zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pikat e qarta dhe të palëvizshme siç e shikoni dita ditës. Ajo që është me rëndësishme për interesin tonë është që paqja është në tryeze, dokumenti i marrëveshjes është ne tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm, dhe për të ta bërë Kosovës një vend të njohur ndërkombëtarisht edhe nga Serbia. Është ka qe e madhe kjo rëndësi, këto të tjerat janë produkt i një devijimi tërësisht të panevojshëm nga fokusi. Sot bashkësia euroatlantike i ka dhënë Kosovës mundësinë e artë dhe propozimi i mbështetu nga BE e SHBA është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës .Unë nuk kam eksperiencën e kryeministrit por besoj që mund ta them me plot gojë se ajo marrëveshje dhe kjo mundësi s’është e thënë të jetë aty përgjithmonë, situatat, dinamikat mund të ndryshojmë dhe mund të hyjmë një tjetër kohë që nuk mund të kemi zgjidhje. Të tjera mund të jenë pilula ekzaltime për ata që e identifikojnë veten si patriotë në luftëra imagjinare dhe sjellin zhgënjim dhe larg qoftë, humbje të mundësisë.”- tha Rama.
Top Channel