Greqia shpalli tri ditë zie kombëtare për shkak të mbytjes tragjike të anijes në ujërat ndërkombëtare, pranë Pylos.

Presidentja e Republikës, znj. Katerina Sakellaropoulou, shprehu dhimbjen e saj për tragjedinë e papërshkrueshme dhe mbështetjen e plotë të shtetit grek për të mbyturit, duke nënvizuar përgjegjësinë dhe nevojën për bashkërendimin e të gjitha vendeve anëtare dhe organeve të Bashkimit Evropian për garantimin e sigurisë dhe jetën e emigrantëve dhe refugjatëve.

Oficerët e Rojes Bregdetare Greke, me profesionalizëm, ndjenjë të lartë përgjegjësie që burojnë nga parimet universale të dhënies së ndihmës ndaj bashkëqytetarëve në rrezik, vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre plotësisht duke shpëtuar jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA