“Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE”/ Orban: Rezervat e rritjes ekonomike janë ekskluzivisht në Ballkan

16/06/2023 11:34

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka deklaruar se mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke thënë se një gjë e tillë do të ndihmonte shumë edhe unionin pasi në Ballkan ka burime e rezerva ekskluzive qe nu gjenden në asnjë vend tjetër të Europës. 

Orban ka komentuar gjithashtu edhe investimet hungareze në Shqipëri, ku ka falenderuar vendin tonë për bashkëpunimin dhe ka lajmëruar se do të ketë sërish investime të tjera.

“Dua t’ju falënderoj për ftesën për të ardhur në këtë vend shumë interesant. Në 30 vitet e fundit kam ardhur me shumë dëshirë në Shqipëri dhe nëse nuk gaboj kam qenë 12 herë këtu, kanë qenë vizita në kuadër shtetëror dhe kam qenë i mendimit se mes shqiptarëve dhe hungarez nuk ka vetëm lidhje diplomatike por edhe një lidhje me të thellë që i ka rrënjët në vuajtjen që kemi kaluar si popull në komunizëm. Mendoj se kjo gjë i afron të dy edhe nga ana shpirtërore dhe unë vij me qejf në Shqipëri. Jam tejmase i gëzuar që kam qenë i ftuar i Ramës, bota po shkon drejt një standartizimi global dhe kjo duket edhe në politikë. Jam shumë i kënaqur që takoj dikë origjinal dhe autentik me pikëpamje të reja në politikat tona. Përveç kësaj mos të harrojmë kemi të bëjmë edhe me fushën e sportit me basketbollin e volejbollin për të cilët jemi të dy të interesuar. Takimi jonë është në një periudhë të rëndë pasi kemi të bëjmë me një ristabilizim që po ndikon në Evropë. Nuk kemi qenë në gjendje të sjellim përmirësime në këtë drejtim e përpjekjet tona kanë pasur pak rezultate. Kapaciteti i Evropës është në rënie e sipër. Si mund ta konsiderojmë sot Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin e tyre në BE, është një problem apo një mundësi? Cila do të ishte pamja e zhvillimit ekonomik në Evropën e sotme nëse do të ishin të gjithë pjesë e BE-së, ne shpresojmë që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor do të sjellin rritje në BE. Rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan dhe në asnjë vend tjetër të Evropës. Nuk jemi në gjendje të pengojmë këtë rënie ekonomike që po pëson Evropa në vitete e fundit, një tendencë e tillë arrihet vetëm nëse bashkohemi të gjithë bashkë dhe për këtë do të thoja me fjalë të pranueshme se është e turpshme se sa avash po ecën zgjerimi i BE-së.Shqipëria ka duruar 13 vite për të arritur në fillimin e negociatave për anëtarësim. Vetëm Gjermanët do të mbesin në 10 vendet më të zhvilluara të botës, se nëse do të ecet me këtë ritëm kaq të ngadaltë është një ritëm vetëvrasës. Hungaria do të mbështesë gjithmonë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Më bëhet qejfi kur njerëzit kanë mendime të mira për ne e për investimet hungareze në Shqipëri. Paraja nuk mban erë por i zoti i lekëve mban erë, mund të jenë investitorë të mirë e të këqinj e për fat të keq kemi pasur përvoja. Firmat hungareze do të jenë gjithmonë respektuese ndaj ligjit. Edhe në të ardhmen do të ketë investime ë Shqipëri. Do të ndaloja tek pika e turizmit, Hungaria nuk ka det e pavarësisht turizmi përbën 15% të ekonomisë. Hungaria ka një strategji të veçantë, mbështesim gjithmonë investimet e huaja . Turizmi është një faktor kyç për bashkëpunimin mes vendeve tona.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA