Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka deklaruar se pret me krahë hapur investitorët shqiptarë në Hungari, ashtu siç punojnë hungarezët në Shqipëri.

Rama: Ne kemi dy realitete shumë domethënëse, kemi realitetin e investimit në telekomunikacion, kompania 4G që jo vetëm që ka ardhur në Shqipëri si një ofruese cilësore e një shërbimi që sot është kaq i përdorur, do të ofrojë ofertën e shëndoshë tregun dhe patjetër që do të sjellë impakt të rëndësishëm në ekonomi. Realiteti tjetër është në sektorin bankar me një bankë të njohur hungareze që po ofron dhe në Shqipëri shërbimet e veta. Nuk është një bankë që është këtu thjesht të mbajë depozita në paratë e bankarëve e të çojë fitimet në Hungari, është e ndërtuar në mbështetjen e biznesit këtu e për këtë na vjen shumë mirë. Mungon shtylla e katërt që janë investimet në turizëm dhe shpresojmë që edhe kënaqësia e biznesit të këtyre kompanive do u tregojë të tjerave se këtu është një treg i hapur dhe mikpritës. Kompanitë këtu nuk sjellin thjesht para po edhe një kulturë punë e respekt për vendin.

Orban: Edhe ne presim investuesit shqiptarë në Hungari, i presim me krahë hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA