Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen dy “Benza”, një me tagra serbe dhe një shqiptare, humb jetën 46-vjeçari

16/06/2023 11:55

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 ku dy automjete tip “Benz”, një furgon me targa serbe dhe një makinë me targa shqiptare janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi shqiptar, 46-vjeçari G. Zh.

Sipas burimeve shoferi shqiptar ishte oficer i policisë kufitare jashtë orarit të shërbimit.

Ai ka mbetur i bllokuar në makinë, e cila është prerë për t’i nxjerrë trupin dhe është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Shoferi serb, 30-vjeçari D. P., fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa sipas policisë grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti

Njoftimi i policisë: “Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit ) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç. Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA