Kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviç hodhi idenë që raundi i ri i dialogut Prishtinë-Beograd të mbahet në Podgoricë, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

Përmes një postimi në Twitter pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Abazoviç nënvizoi se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“.

“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur“, ka shkruar ai.

Një ditë më parë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, pohoi se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel.

“Bashkëpunimi mes BE-së dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, u shpreh ai.

Ftesa e Abazovicit erdhi në serbët nisën një marshim në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Milun Milenkovicit të akuzuar si organizatori kryesor i sulmeve ndaj KFOR-it gjatë protestave në Zvecan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA