“Vuçiç mori njoftimin për rrëmbimin e policëve nga ambasada e Rusisë”/ Kusari-Lila: Pasiguria në veri vazhdon që pas luftës

15/06/2023 21:48

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një lidhje direkte nga godina e Kuvendit për “Top Story”, ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Duke rrëfyer se përplasjet në veri i kujtuan momentet më të errëta të Kosovës, Kusari-Lila tha se pasiguria në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut vazhdon që pas përfundimit të luftës.

“Pas zgjedhjeve që u mbajtën atje, ku nuk mori pjesë Lista Serbe, u krijua bindja se është fillimi i fundit që ajo pjesë të jetë në dorë të Serbisë për interesa të ngushtë të Serbisë. Të drejtat e tyre nuk janë përfaqësuar si duhet.

Në momentin kur janë tërhequr kryetarët e komunave, sipas ligjit Presidentja ka thirrur grupet politike për zgjedhjet e reja. Kishim bllokada dhe grumbullime nga bandat, të njëjtat që janë edhe tani”.

Sa u përket diskutimeve për zgjedhje të reja në këto katër komuna, Kusari-Lila shprehet skeptike.

“Kush do të garantojë nëse do të kemi një proces tjetër zgjedhor. Kosova si shtet sovran funksionon me ligjet dhe Kushtetutën e vet”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje foli edhe për lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç me Rusinë, madje thotë ajo, Vuçiç u njoftua për rrëmbimin e policëve kur ishte në ambasadën ruse.

E pyetur nga moderatorja Grida Duma se përse kryeministri Albin Kurti kërkon që KFOR të mos heshtë por të veprojë në veri, Kusari-Lila shprehet se “të gjithë i kanë detyrat e ndara dhe KFOR ka pasur pjesën e kufirit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA