Spanja mundi 2-1 Italinë në gjysmëfinalen e Nations League, duke shkuar për të dytën herë në finalen e këtij kompeticioni.
Një gol i realizuar pak minuta para fundit të kohës së rregulli vendosi fatin e kësaj sfide. 20 muaj pas finales së humbur me Francën, “iberikët” prekin sërish finalen, ku do të ndeshen të dielën me Kroacinë në Roterdam.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë për Spanjën, që realizoi që në minutën e tretë me anë të Pino, por pak vetëm 10 minutash lojë italianët fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga ana e Immobile, i cili barazoi shifrat. Në të 21-ën Frattesi shënoi golin e përmbysjes, por VAR i ndërpreu festën Italisë, duke sinjalizuar një pozicion të parregullt.
Pjesa e parë ishte e bukur dhe me raste, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte. Fraksion i dytë ishte më i kujdesshëm, me skuadrat që ishin më të frikësuara e u desh një gol i Joselu, që i dha biletën e finales Spanjës.
Italia e pafat, pasi vetëm pak sekonda para fundit të kohës së rregullt e pa veten në disavantazh. Tani, Spanja në “De Kuip” do të masë forcat me Kroacinë e Daliç, për të përcaktuar fituesen e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Top Channel